Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është kafshuar nga qeni në Ternavc të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 17:13.

“Raportohet se qeni i të dyshuarit mashkull kosovar ka kafshuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/