Një grua në Gjilani gjatë ditës së djeshme ka hasur në tri granata dore.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se njësitet përkatëse të EDO-FSL kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se kanë tërhequr mjetet e dyshimta.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:40./Telegrafi/