LAJMI I FUNDIT:

Një grua e paidentifikuar po shpërndanë dhurata te shtëpitë e banorëve të një fshati në Angli

Një grua e paidentifikuar po shpërndanë dhurata te shtëpitë e banorëve të një fshati në Angli

Një punëtore e një supermarketi në Angli, e cila ka shpërndarë në mënyrë anonime më shumë se 150 dhurata në fshatin ku jeton, është quajtur “Elfi me zemër të mirë në fshatin Elmswell”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë javëve të fundit, banorët në fshatin Elmswell të qarkut Suffolk, kanë gjetur tufa me lule dhe dhurata festive te shtëpitë e tyre, por ende nuk e dinë se kush është ajo që i ka shpërndarë ato.


E ftuar në emisionin “This Morning”, gruaja e cila del gjatë natës për t’u siguruar që identiteti i saj të mos zbulohet – tha se i pëlqen t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë dhe se do të vazhdojë të shpërndajë dhuratat e saj sekrete deri në prag të Krishtlindjeve.

Pamjet nga zilja e derës kapën atë duke shpërndarë tufa të mëdha me lule më 8 dhjetor në një rrugë banimi, por ajo thotë se nuk është ende gati të zbulojë identitetin e saj.

Me fytyrën dhe zërin e saj të maskuar, dhe me një parukë flokë argjendi gjithashtu me një kapelë krishtlindjesh në kokë, ajo shpjegoi: “Kam dëgjuar për disa banorë të moshuar që nuk po kalonin një kohë aq të mirë – ata po ndjenin pak pikëllim dhe kjo ishte ajo që më nxiti. /Telegrafi/

Është parë në kamera, por banorët e fshatit Elmswell nuk e kanë idenë se kush është gruaja me zemër të madhe që ka shpërndarë më shumë se 150 dhurata në pragun e banorëve

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Fun
Kalo në kategori