Një gjerman fatlum ka fituar në loton europiane 76.8 milionë euro.

Ai, nuk i bëhet i ditur emri, me kombinimin lotarik ua kishte qëlluar numrave 9, 10, 19, 20, 35 dhe dy numrave shte4së 3 dhe 4.


Ky është fituesi i dytë më i madh i lotos europiane Eurojackpot, që luhet në 17 vende të Europës, transmeton Koha.net.

Numrat raportohet se janë tërhequr në Helsinki.

Gjatë tetë javëve të shkuara nuk ishte qëlluar premia kryesore, që ka rritur shumën e fitimtarit të fundit.

Fitimi më i madh në loton Eurojackpot deri tash ka qenë 90 milionë euro.