LAJMI I FUNDIT:

Një gjë në banjë është më e rrezikshmja – duket e pastër, por ka plot baktere

Një gjë në banjë është më e rrezikshmja – duket e pastër, por ka plot baktere

Çfarë lloj perdesh dushi keni – pambukta, të plastifikuara, të mëndafshta…? Varet nga sa shpesh duhet ta lani

Një studim i fundit i kryer nga “Safe Home” tregoi se kur bëhet fjalë për numrin e mikrobeve në banjë, perdja e dushit ka mikrobe më shumë. Po, madje edhe më shumë se WC-ja.


Për këtë shkak ekspertët thonë që këto perde duhet t’i lani një herë në muaj, transmeton Telegrafi.

“Do t’ju këshilloja që t’i lani perdet e dushit së paku një herë në muaj. Në rastin më të keq, çdo tre muaj”, thotë David Shell, një ekspert i dekorimit të shtëpisë dhe themelues i “Tradesmen Costs”.

Vërtet, depozitat e sapunit në fund të perdes duken të shëmtuara dhe të çrregullta, por kjo nuk është e vetmja arsye që duhet t’i lani ato rregullisht.

Sipas David Cusick, ekspert nga “House Method”, injorimi i këtij elementi kyç i banjës mund të shkaktojë myk dhe të rrezikojë shëndetin tuaj.

Mënyra më e mirë për t’i larë ato tërësisht është në rrobalarëse, mirëpo duhet të zgjidhni një cikël të butë me ujë të ngrohtë, jo të valuar dhe pa ose me centrifugë më të vogël.

Perdet prej pëlhure mund të thahen në një radiator të vakët, ndërsa plastika ose PVC duhet të thahen në ajër.

Shell thotë gjithashtu se nëse vëreni gjurmë myku në perde, hidhini menjëherë, si dhe është mirë t’i ndërroni çdo gjashtë muaj për t’u siguruar që nuk jeni të ekspozuar ndaj baktereve dhe bacileve.

Sa shpesh duhet larë secilin lloj të perdeve?

Pambuku

Sipas Jill Sandy, një eksperte në rinovimin e shtëpisë, perdet e pambukut duhet të lahen më shpesh sepse, “jo vetëm që janë bërë nga materiali që lahet më lehtë”, por ato janë gjithashtu më të prirura ndaj depozitave të mykut dhe sapunit.

Plastika

Perdet plastike të dushit duhet të lahen të paktën një herë në muaj apo edhe dy herë në muaj, thotë Shell. Gabimi që bëjnë shumë, pra nuk i pastrojnë aq shpesh, është se nuk thithin aromat, pra krijojnë përshtypjen e rreme se janë të pastra.

Mëndafshi

Këto perde nuk duhet të lahen shumë shpesh, sepse materiali mund të dëmtohet. Ekziston një rekomandim çdo tre muaj.

PVC

Këto perde janë të papërshkueshme nga uji, që do të thotë se kanë “më pak mundësi për të thithur lagështinë dhe çdo gjurmë myku”. Lajini ato çdo tre deri në katër muaj, në mënyrë që të jenë të pastra dhe të sigurta për shëndetin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Këshilla Lifestyle
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Udhëpërshkrime
Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Stil
Kalo në kategori