LAJMI I FUNDIT:

Një Galaxy Note 9 morri flakë në çantën e një gruaje

Një Galaxy Note 9 morri flakë në çantën e një gruaje

Një ngjarje e re është raportuar nga New York Post që jep detaje mbi atë që mund të jetë rasti i parë i baterisë së Samsung Galaxy Note 9 që merr flakë.

Sipas NY Post, agjentja e pasurive të paluajtshme Diane Chung ka ngritur një padi kundër kompanisë koreane pasi telefoni i saj prej $ 1,000 shpërtheu në flakë ndërsa ishte brenda çantës së saj.


Padia thotë se Chung po e përdorte telefonin në fillim të këtij muaji në një ashensor, kur papritmas “u bë jashtëzakonisht i nxehtë”. Chung e kishte vendosur telefonin në çantën e saj kur “dëgjoi një fishkëllimë dhe zhurma, dhe vuri re një tym të trashë”. Zjarri që vinte nga pajisja telefonike vazhdoi derisa një kalimtar e mori telefonin me një leckë dhe e hodhi atë në një kovë me ujë.

Në vitin 2016, Samsung u përball me një krizë në rritje pasi dhjetëra raporte konfirmonin bateritë shpërthyese brenda telefonit të ri të asaj kohe, Samsung Galaxy Note 7. Kompania më pas vendosi të tërheq telefonin nga tregu, duke ndikuar kështu në 2.5 milionë pajisje në mbarë botën. Më pas, Samsung zbuloi dy probleme të prodhimit që shkaktuan telefonin e mençur të digjej.

Sipas The Investor, muajin e kaluar DJ Koh, kreu i biznesit telefonik të Samsung lajmëroi bateritë që gjendeshin në Galaxy Not 9, duke i quajtur “më të sigurt se kurrë”. “Përdoruesit nuk duhet të shqetësohen më për bateri”, tha Koh.

“Samsung merr seriozisht sigurinë e klientit dhe ne qëndrojmë prapa cilësisë së miliona pajisjeve Galaxy në përdorim në Shtetet e Bashkuara,” tha Samsung në një deklaratë të dhënë për Mashable. “Ne nuk kemi marrë asnjë raportim për incidente të ngjashme që përfshijnë një pajisje Galaxy Note9 dhe ne po hetojmë çështjen”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit – përfshirë “detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta”

Teknologji
Kalo në kategori