LAJMI I FUNDIT:

Një furrë buke në Angli merr një letër nga një klientë i inatosur në lidhje me emrin e sanduiçit

Një furrë buke në Angli merr një letër nga një klientë i inatosur në lidhje me emrin e sanduiçit

Një furrë buke është “sulmuar” për shkak se kanë emëruar një sanduiç me emrin “Cheesus Christ”, ku edhe një klientë i nervozuar kërcënoi se do të ndërmerr veprime ligjore ndaj tyre.

Mirror shkruan se The Bridge Bakehouse morri vesh se mund të kenë ofenduar dikë pasi që morën një letër ku shkruhej se ishte “një rast që kërkon përgjigje për diskriminim ndaj të Krishterëve”.


Ndërsa pretendohej se letra kishte ardhur nga grupi i avokimit fetar Christian Concern, shihet se emri e ka bërë dikë ta humbë toruan.

Në letër shkruhej se “edhe pse klientët tanë do të preferonin që kjo çështje të zgjidhej jashtë gjykatave, kjo është diçka që kërkon përgjigje”.

“Klientët tanë nuk dëshirojnë që kjo çështje të shkoj më tej, por që mendojnë se në rast se nuk merret ndonjë veprim atëherë në emër të Jezus Krishtit atëherë ata do të ndërmarrin masa të tjera”, shkruhej tutje në letër.

Dërguesi anonim i letrës gjithashtu kërkoi që furra e bukës në Derbyshire të bëjë një kërkim falje publike, ta fshijë sanduiçin nga menuja dhe që të bëjë një donacion prej rreth 350 eurosh për një kishë lokale. /Telegrafi/