Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Banorët e Albinen, një fshat i vogël zviceran pranë Leukerbad në kantonin e Valais, do të votojnë më 30 nëntor mbi një politikë të re që do t’u ofronte para të huajve që janë të gatshëm të vijnë dhe të jetojnë në fshat, për të paktën një dekadë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fshat të vogël me 240 banorë, që është një nga shumë në Zvicër që ka përjetuar një eksod shqetësues të banorëve të përhershëm në vitet e fundit.
Siç thuhet më tej, edhe pse ka shumë shtëpi pushimi në fshatin piktoresk, banorët e përhershëm, sidomos familjet e reja, po zgjedhin të largohen.
Tri familje kanë lënë fshatin vetëm në vitet e fundit, duke përfshirë tetë fëmijë, që do të thotë se shkolla e fshatit ishte e detyruar të mbyllet.
Si rezultat, banorët lokalë kanë kërkuar që këshilli të bëjë diçka për të ndihmuar në ndaljen e largimit dhe për të siguruar të ardhmen e fshatit.
Dhe ky është plani i tyre: familjet ose individët nga vende të tjera që vendosin të blejnë ose ndërtojnë një shtëpi në Albinen do të kualifikoheshin, sipas kushteve të caktuara, për një grant prej 25,000 franga për të rriturit dhe 10,000 franga për fëmijët, sipas informatave të botuara në gazetën komunale.
Kjo do të thoshte 70,000 franga për një familje prej katër vetash – një shpërblim i vërtetë ndaj kostos së depozitës së hipotekës e cila zakonisht duhet të jetë së paku 20 për qind e vlerës së pronës.
Megjithatë, ka kushte. Për të qenë i përshtatshëm ju duhet të jeni nën moshën 45 vjeç dhe bini dakord të jetoni në fshat për të paktën dhjetë vjet.
Prona që duhet të blihet ose të ndërtohet duhet të ketë një vlerë minimale prej 200,000 frangash dhe duhet të jetë një shtëpi e përhershme, jo vendbanim i dytë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale
“Ata as nuk dinin të luftonin”: Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur
Pesha
Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje
Fëmijët e mençur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë