Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, ajo është vazhdimisht në fokus të mediave rozë.

Kjo sepse jeta private e Gentës komentohet dhe përfolët shumë, e sidomos pas lajmeve që ajo është në pritjet të fëmijës së parë.


Ditë më parë Telegrafi mësoi se këngëtarja dhe partneri i saj po bëhen prindër të binjakëve, gjinia e të cilëve është një vajzë dhe tjetri djalë.

Screenshot 4 9 Foto: Genta Ismajli/Instagram

Pavarësisht kësaj këngëtarja ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku edhe sjellë imazhe nga përditshmëria.

Edhe, së fundi Genta postoi një imazh në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet në formë të mirë e veshur me një palë pantallona të shkurtër me ngjyrë të zezë dhe bluzë të bardhë.

Këngëtarja nga Gjilani shoqëroi dukjen e saj me një palë atlete të bardha, aksesor dhe syze dielli.

Screenshot 5 9 Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi u tha se Genta dhe Huseyin Usta gjithashtu janë duke planifikuar të martohen. /Telegrafi/

Screenshot 6 12 Foto: Genta Ismajli/Instagram