Një fatlum fiton 730 milionë dollarë në një lotari amerikane
351:"Blank forms for the Powerball lottery sit in a bin at a local grocery store, Tuesday, Jan. 12, 2021, in Des Moines, Iowa. Lottery players have a chance to win the largest jackpots in nearly two years as Tuesday's Mega Millions has grown to an estimated $625 million and Wednesday's Powerball to an estimated $550 million. (AP Photo/Charlie Neibergall) 2:"AP
Një fatlum ka fituar 730 milionë dollarë në lotarinë amerikane, Powerball, i pari që ka marrë çmimin kryesor në muaj.
Bileta fituese u shit në Maryland, por që personit që i takoi shuma marramendëse, ende nuk dihet.
Çmim i parë Powerball ishte i pesti për nga madhësia ndonjëherë dhe erdhi vetëm një ditë pasi askush nuk fitoi çmimin më të madh “Mega Millions”, i cili kap shumën e 970 milionë dollarëve.
Numrat fitues ishin 40-53-60-68-69 gjersa “Powerball” ishte 22, raporton foxbuisness.
Ishte hera e parë që mimet e lotarisë kapnin shifrën e 700 milionë dollarëve. Çmimi më i madh ishte një me 1.58 miliard dollarësh e fituar nga tre persona në vitin 2016.