LAJMI I FUNDIT:

Një ‘ëndërr që do të zgjasë 56 ditë’ – së shpejti vjen udhëtimi ‘më i gjatë në botë’ me autobus

Një ‘ëndërr që do të zgjasë 56 ditë’ – së shpejti vjen udhëtimi ‘më i gjatë në botë’ me autobus

Një aventurë e re epike me autobus do t’i çojë udhëtarët në një udhëtim 12,000 kilometra nga Stambolli në Londër.

Bëhet fjalë për një udhëtim gjatë të cilit pasagjerët do të kenë mundësinë të kalojnë nëpër 22 vende, do të jetë 56-ditor dhe drejtohet nga kompania indiane e udhëtimeve rrugore Adventures Overland, përcjell Telegrafi.


Duke thyer rekordin aktual prej 6,200 km për rrugën më të gjatë me autobus në botë – të mbajtur nga kompania peruane Ormeño – udhëtimi premton të jetë një ‘ëndërr e ngadaltë’ për çdo udhëtar.

Çfarë është Adventures Overland?

Adventures Overland është një kompani indiane me bazë në Gurgaon, një qytet në jugperëndim të Nju Delhit.

Bëhet fjalë për kompaninë, dy pronarët e së cilës – Sanjay Madan dhe Tushar Agarwal – kanë bërë të mundur për udhëtarët e tyre që të shijojnë aventura tokësore – me vetura – që nga viti 2012.

Udhëtimi i tyre vjetor Rruga për në Londër është një turne për të gjithë vendin me një pikënisje të ndryshme çdo vit – një koncept që ata tani po e zbatojnë në një rrugë epike të re autobusi.

I konceptuar fillimisht në vitin 2020, por i ngecur nga pandemia, projekti i udhëtimit me autobus për në Londër do të nisë në gusht të vitit 2023.

Dhe bëhet fjalë për kompaninë e cila ka marrë komente të mira në mediat sociale, kur bëhet fjalë për udhëtimet e organizuara më parë.

Një përdorues i Facebook thotë se udhëtimi i ndryshoi ata nga një turist në një udhëtar; “E vetmja fjalë që kam është ‘E mahnitshme’. Nuk është një udhëtim, është një përvojë”.

Një tjetër thotë: “Këto pushime dolën të ishin një nga përvojat më emocionuese të jetës sime!”.

Ku do t’ju çojë udhëtimi 56-ditor me autobus?

Duke nisur nga Stambolli, Turqi, autobusi do të transportojë udhëtarë nëpër Ballkan, Evropën Lindore, Baltik, Skandinavi dhe Evropën Perëndimore.

Ai do të kalojë nëpër kryeqytetet në Evropën Lindore dhe Qendrore duke përfshirë Sofjen në Bullgari, Beogradin në Serbi, Zagrebin në Kroaci, Lubjanën në Slloveni, Budapestin në Hungari, Bratislavën në Sllovaki, Pragën në Republikën Çeke dhe Varshavën në Poloni, me një vizitë në Aushvic.

Më pas, udhëtimi do të shkojë në veri për në Lituani, Letoni dhe Estoni përpara se të kalojë Gjirin e Finlandës dhe të shkojë në fshatin Santa Claus dhe pikën më veriore të Evropës, e arritshme me rrugë, Nordkapp.

Duke u nisur drejt jugut përmes Norvegjisë, udhëtarët do të marrin rrugën mahnitëse “përgjatë” Oqeanit Atlantik, duke ndaluar në Tromso, Bergen dhe Oslo.

Ndalesa të mëtejshme në Stokholm, Suedi dhe Kopenhagë, Danimarkë, do të hapin rrugën për udhëtimin e javës së fundit përmes Gjermanisë, Holandës, Belgjikës dhe Francës, duke përfunduar më në fund në Londër, Mbretërinë e Bashkuar.

Si do të jetë autobusi?

Për disa, një udhëtim 56-ditor me autobus tingëllon si një aventurë epike. Për të tjerët, mund të sjellë në mendje ferr të gjallë.

Për të lehtësuar këtë ndjenë të keqe, Adventures Overland premton ulëse të rregullueshme me pjerrësi me hapësirë të mjaftueshme për këmbët; një rrugë më të gjerë në mes tyre; dhe sisteme argëtimi individuale me porte AUX dhe USB.

Ulëset do të vijnë gjithashtu me tabaka të palosshme dhe karikues USB të telefonit, dhe do të ketë një tualet emergjence brenda.

Veç këtyre, udhëtarët do të lejohen të sjellin në bord dy valixhe.

Shumica e pjesëve të udhëtimit vijnë me një ditë pushimi nga udhëtimi në mes. Çdo ditë tjetër, distancat e përshkuara variojnë nga 95 në 675 km, mesatarisht rreth 440 km për çdo ditë udhëtimi. Gjatë 28 ditëve në rrugë, udhëtimi do të arrijë një distancë prej 12,265 km.

Sa kushton dhe çfarë përfshihet?

Autobusi për në Londër do të niset nga Stambolli më 7 gusht dhe do të përfundojë në Londër më 1 tetor 2023.

Dhe udhëtimi kushton rreth 22 mijë euro. Kjo përfshin të gjithë transportin, vizat dhe qëndrimet në hotel. Gjithashtu mbulon të gjitha mëngjeset, 30 dreka dhe 30 darka.

Udhërrëfyes lokalë që flasin anglisht janë premtuar se do të jenë të pranishëm në çdo destinacion.

Fluturimet drejt dhe nga pikat e fillimit dhe të fundit nuk janë të përfshira. As sigurimi i udhëtimit, i cili do t’ju nevojitet pasi pasagjerët mund të jenë përgjegjës për kosto të paparashikuara për shkak të motit, vonesave ose avarive.

Në udhëtim mund të marrin pjesë maksimumi 30 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori