LAJMI I FUNDIT:

Një ekip prej 10 shkencëtarëve do të udhëtojë në Wuhan, për të hetuar origjinën e coronavirusit

Një ekip prej 10 shkencëtarëve do të udhëtojë në Wuhan, për të hetuar origjinën e coronavirusit

Një ekip prej 10 shkencëtarëve ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez, Wuhan muajin e ardhshëm, për të hetuar origjinën e coronavirusit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pekini ka hezituar që të pajtohet për një hetim të pavarur andaj kanë kaluar shumë muaj negociata me OBSH-në për të fituar qasje në qytet.


Virusi besohet se ka dalë nga një treg i kafshëve.

Mirëpo kërkimet për burimin e saktë të tij kanë nxitur tensione, sidomos me Shtetet e Bashkuara, shkruan rel.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për tentim të fshehjes së shpërthimit fillestar.

Biologu Fabian Leendertz, nga ekipi që do të udhëtojë në Vuhan, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se OBSH-ja nuk po kërkon fajtorin, mirëpo po synon të parandalojë shpërthimet tjera në të ardhmen.

Ai ka thënë se synojnë të kuptojnë kur virusi ka nisur të qarkullojë dhe nëse ka pasur origjinën në Vuhan.

“Misioni pritet të zgjasë për katër deri në pesë javë”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë raportuar për mbi 73 milionë persona të infektuar me coronavirus. Prej tyre mbi 1.6 milion kanë vdekur.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori