LAJMI I FUNDIT:

Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Komuna dhe Bashkësia Islame organizuan ceremoninë e varrimit

Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Komuna dhe Bashkësia Islame organizuan ceremoninë e varrimit

Një qytetare e Prishtinës e nacionalitetit serb, që ishte duke jetuar më Shtëpinë e Pleqve, ka vdekur sot dhe nuk kishte askënd për t’i kryer ceremoninë e varrimit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këtë përgjegjësi e mori Bashkësia Islame, e cila bashkë me Komunën organizoi komplet ceremoninë e varrimit.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/