LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pune në një plazh? Njihuni me shefat që i dërgojnë punëtorët “për të pushuar dhe punuar” në Tajlandë, Meksiko dhe Indi! (Foto)

Një ditë pune në një plazh? Njihuni me shefat që i dërgojnë punëtorët “për të pushuar dhe punuar” në Tajlandë, Meksiko dhe Indi! (Foto)

A do të kalonit një ditë pune ulur në tryezën tuaj apo duke notuar në ujë me breshka? Me siguri shumica do të zgjidhnin këtë të fundit – nëse do t’u jepej opsioni.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, punonjësit në një kompanie me qendër në Birmingham janë me fat që të kenë këtë zgjedhje.


Bashkëthemeluesi Mike Bandar duke shijuar një ditë pune në një plazh në Meksikë

Bëhet fjalë për kompaninë e cila thuhet se qarkullon më shumë se 1 milion funte në vit dhe ndihmon në krijimin dhe investimin në aplikacione dhe faqe interneti.

Shefat në Turn Partners – një studio digjitale – trajtojnë stafin e tyre duke i dërguar për pushime luksoze në Tajlandë, Indi dhe Meksikë.

Mike Bandar (majtas) dhe James Vardy (djathtas) besojnë se marrin më shumë nga punonjësit e tyre nëse u lejojnë atyre të planifikojnë “kohën e tyre”

Mike Bandar, 29 vjeç, dhe James Vardy, 31 vjeç, janë quajtur “Shefat më të mirë të Britanisë” për lejimin e të gjithë nëntë personelit të tyre për të punuar kudo që u pëlqen atyre dhe duke i trajtuar ata rregullisht në pushime ekzotike.

Kështu, siç thuhet më tej, stafi ka kaluar ditë pune duke ngrënë specialitete në një plazh Meksikë, duke bërë “skijim ujor” në Tajlandë dhe jo vetëm.

Dhe vetëm në shkurt të këtij viti, Mike dhe James dërguan të gjithë nëntë nga punonjësit e tyre për një pushim me pesë yje në Goa dhe Mumbai në Indi.

Ekipi në Tajlandë

Mike tha se çifti donte që stafi të kishte fleksibilitet dhe të gëzonte jetën, sepse “një ekip i lumtur krijon bosët e lumtur”.

“Kohë pas kohe ne dëshirojmë ta trajtojmë ekipin tonë për një pushim njëmujor, në mënyrë që të gjithë të mund t’i shpëtojmë motit të ftohtë britanik dhe të mos shkojmë shumë gjatë pa ndonjë dritë dielli”.

Ata duhet të bëjnë disa punë gjatë pushimeve, megjithatë

Por çfarë bie në sy është edhe fakti se pushimet e tyre nuk zgjasin pak ditë.

Në shkurt të vitit 2018, Mike dhe James dërguan gjithë ekipin e tyre në një udhëtim 28-ditor duke punuar në rrethinat mahnitëse të Bangkok, Chang Mai, Krabi dhe Phi Phi në Tajlandë.

Gjithashtu, dy vjet më parë, ata trajtuan stafin me një pushim një mujor në Playa del Carmen dhe Tulum në Meksikë, ku morën edhe laptopët e tyre në plazh. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori