LAJMI I FUNDIT:

Një “dinozaur” shfaqet befasisht nga një qosh i rrugës – pamje që tregojnë se si reagojnë kalimtarët

Një “dinozaur” shfaqet befasisht nga një qosh i rrugës – pamje që tregojnë se si reagojnë kalimtarët

Ky është momenti kur njerëzit gjenden befasishëm para një situate të sikletshme, derisa janë duke ecur përgjatë një rruge në Angli.

Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, një burrë i veshur me një kostum dinozauri, shfaqet në një qoshe, ndërsa kalimtarët e befasuar reagojnë si të tmerruar.


Pavarësisht nga ajo se në mënyrë të qartë nuk është një dinozaur i vërtetë, paniku “përfshin” kalimtarët dhe ata ikin.

Kjo video e realizuar thuhet se është postuar disa orë më parë dhe tanimë ka kaluar shifrën e 1 milion shikimeve në rrjetet sociale.

Dhe kur bëhet fjalë për postime në rrjetet sociale, sidomos si kjo – sigurisht nuk kanë munguar as komentet. /Telegrafi/