LAJMI I FUNDIT:

Një ‘dezertor’ nga Koreja e Veriut është në arrati në Kinë, pamje që tregojnë se si u arratis nga burgu 23 ditë më parë

Një ‘dezertor’ nga Koreja e Veriut është në arrati në Kinë, pamje që tregojnë se si u arratis nga burgu 23 ditë më parë

Një ‘dezertor’ nga Koreja e Veriut, i cili u arratis nga një burg kinez 23 ditë më parë, është ende i lirë, raportojnë mediat kineze.

Burri 37-vjeçar, i identifikuar në mediat kineze si Zhu Xianjian, u ngjit në muret e burgut Jilin rreth orës 18:00 më 18 tetor, ka shkruar zyra e sigurisë publike të qytetit Jilin, përcjell Telegrafi.


Arratisja e Zhu erdhi në fund të një turni pune të të burgosurve duke u ngjitur në çatitë e kompleksit të burgut, raportoi rrjeti shtetëror i lajmeve CCTV.

Video e arratisjes u kap nga kamerat e sigurisë ndërsa pamjet e publikuara nga South China Morning Post treguan Zhu duke u ngjitur në një kasolle për të arritur në çati, më pas duke përdorur një litar të gjatë për të dëmtuar gardhet elektrike.

Zhu thuhet se u dërgua në burgun Jilin në vitin 2014 pasi u dënua me 11 vjet burg për krime, duke përfshirë grabitjen dhe kalimin e paligjshëm të kufirit kinez, raportoi CCTV.

Ai do të lirohej në vitin 2023, për t’u deportuar përsëri në Korenë e Veriut, tha CCTV, përcjell Telegrafi.

Policia në Changchun, një qytet në provincën Jilin, fillimisht ofroi një shpërblim prej 150,000 juanë kineze (23,300 dollarë) për informata që çojnë në kapjen e tij, raportoi gazeta shtetërore e Kinës Global Times.

Dhe policia e ka rritur tani këtë numër në 200,000 juanë (31,293 dollarë).

Zhu, i cili punonte si minator qymyri në Korenë e Veriut, u largua nga vendi më 21 korrik 2013, duke notuar përtej lumit Tumen që lidh Korenë e Veriut me qytetin kinez të Tumenit, sipas dokumenteve të gjykatës.

Pasi kaloi, Zhu vodhi rreth 230 dollarë para në dorë, disa telefona celularë dhe disa rroba nga shtëpitë në një fshat aty pranë, thanë dokumentet. Ai sulmoi me thikë gjithashtu një grua të moshuar që u përpoq ta ndalonte, thuhet në dokumente.

Policia e kapi Zhu brenda dy ditësh dhe e arrestoi teksa tentoi të ikte me taksi, thuhej në dokumente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori