LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion prej 50 oficerësh të Gardës Kombëtare të Ajovës vizitojnë FSK-në

Një delegacion prej 50 oficerësh të Gardës Kombëtare të Ajovës vizitojnë FSK-në

Një delegacion, prej 50 oficerësh dhe nënoficerësh të “Staff Ride“ të Gardës Kombëtare të Ajovës, nga data 16-20 shtator 2019, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit për media në kuadër të kësaj vizite, delegacioni „Staff Ride“ nga Ajova së bashku me oficerë dhe nënoficerë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, kanë vizituar disa vende historike dhe të rëndësishme të Republikës së Kosovës, si dhe kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme akademike dhe rekreative.

“Oficerët amerikanë së pari kanë vizituar kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, si dhe Qendrën për Studime Universitare, Policinë e Forcës, Kompaninë e Mjekësisë, Batalionin e Xhenios dhe atë të Logjistikës. Vizitorët janë njoftuar me kapacitetet e njësive, aktivitetet dhe angazhimin e tyre, kapacitetet ekzistuese të FSK-së dhe planifikimet e fazës së tranzicionit. Më pas, oficerët amerikanë kanë vizituar edhe disa vende historike si: qytetin e lashtë „Dodona“, Manastirin e Graqanicës, Krushën e Madhe, Gazimestanin. Po ashtu kanë vizituar edhe qytetin e Prishtinës, të Prizrenin dhe atë të Gjakovës, si dhe disa vende me rëndësi historike e kulturore.

Në njoftim thuhet se Forca e Sigurisë e Kosovës, ka organizuar edhe lojë miqësore në futboll ndërmjet Ekipit të FSK-së dhe atij të „Staff Ride“ të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila u zhvillua në stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë.

“Vizita e delegacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, po zhvillohet në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror që ka Kosova me Shtetin e Ajovës. Kjo vizitë përveç njohjes nga afër ka për qëllim edhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori