LAJMI I FUNDIT:

Një coronavirus i ri zbulohet në lakuriqët e natës në Britani të Madhe

Një coronavirus i ri zbulohet në lakuriqët e natës në Britani të Madhe

Një coronavirus i ri është zbuluar në lakuriqët e natës në Britani të Madhe për herë të parë nga një studente e vitit të fundit në ekologji në Universitetin e Anglisë Lindore (UEA).

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ivana Murphy, 22, e cila aktualisht po shkruan disertacionin e saj të vitit të fundit, e gjeti virusin pasi kishte mbledhur jashtëqitjet nga lakuriqët e natës në Gloucestershire.


Siç thuhet më tej, virusi i ri, RhGH01, nuk mund të infektojë njerëzit në formën e tij aktuale, por ekziston rreziku i “prekjes” nëse një njeri me Covid-19 do të vihej në kontakt me një lakuriq nate që mbart versionin tjetër të virusit.

Pas kësaj virusi mund të jetë në gjendje të pësojë mutacion dhe të infektojë njerëzit.

Kjo thuhet të jetë hera e parë që një sarbecovirus, një term i gjerë për një numër virusesh si Sars-CoV-2, është gjetur në lakuriqët e natës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në studim, tregojnë mediat britanike, 53 lakuriq nate u kapën në tre pjesë të Mbretërisë së Bashkuar; Gloucestershire, Somerset dhe Monmouthshire.

Jashtëqitjet e tyre u mblodhën në çanta sterile, pas së cilës lakuriqët e natës u lanë të lirë.

Në këtë drejtim, zonjusha Murphy kishte veshur pajisje të plota mbrojtëse personale për të shmangur prekjen nga ata dhe ishte testuar rregullisht për Covid-19.

Këto mostra u kontrolluan më pas në laboratorin e Shëndetit Publik të Anglisë në Porton Down, afër Salisbury, ku u kuptua se një nga lakuriqët e natës kishte sarbekovirusin e ri në jashtëqitjet e tij.

Në këtë drejtim, një raport është botuar nga UEA, Zoological Society of London (ZSL) dhe Public Health England.

Në raport shkruan: ‘Parandalimi i transmetimit të Sars-CoV-2 tek lakuriqët e natës është thelbësor me fushatën aktuale globale të vaksinimit masiv kundër këtij virusi’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori