LAJMI I FUNDIT:

Një burrë është shpëtuar nga një varkë pjesërisht e zhytur në ujë në Oqeanin Atlantik – pas 35 orësh në det

Një burrë është shpëtuar nga një varkë pjesërisht e zhytur në ujë në Oqeanin Atlantik – pas 35 orësh në det

Një burrë është shpëtuar nga një varkë pjesërisht e zhytur në ujë në Oqeanin Atlantik, rreth 20 kilometra larg brigjeve të Floridës.

Varkëtari, 25-vjeçari Charles Gregory, ishte zhdukur në det për rreth 35 orë në oqean pasi kishte shkuar në një udhëtim peshkimi herët në mëngjes, tha babai i tij për CNN, përcjell Telegrafi.


Dhe familja e tij kontaktoi zyrtarët pasi ai nuk arriti të kthehej në një platformë varke në St Augustine, Florida.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka thënë se ata përfundimisht e shpëtuan atë pasi një ekuipazh kërkimi në një aeroplan që fluturonte lart e pa atë në varkën e tij – një lloj varke peshkimi të vogël me fund të sheshtë.

Babai i tij Raymond Gregory i tha CNN se një valë kishte përmbysur varkën e djalit të tij dhe ai filloi të largohej nga bregu.

Ai tregoi se Charles kishte humbur jelekun e shpëtimit dhe celularin dhe kishte parë peshkaqenë dhe ishte pickuar nga kandil deti.

“Ai ishte i tmerruar. Ai tha se ka pasur ‘më shumë biseda me Zotin’ në ato 30 orë sesa ka pasur gjatë gjithë jetës së tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori