Një BMW M3 u përplas me dy makina të parkuara gjatë një ndjekjeje policore në orët e para të mëngjesit në një rrugë në Bradford të Anglisë.

Sipas policisë së West Yorkshire, mjeti nuk u ndal pas kërkesës së oficerëve në Canal Road, duke çuar në nisjen e ndjekjes.


Pak momente më pas, BMW-ja humbi kontrollin dhe u përplas me automjetet e parkuara, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shoferi dhe një pasagjere u dërguan në spital me lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Shërbimet e emergjencës kishin shkuar në vendngjarje dhe rruga ishte bllokuar për pak kohë për hetime. /Telegrafi/