Një bazë ushtarake ruse në Krime po digjet, mbyllet autostrada – planifikohet evakuimi i 2000 njerëzve

Sergey Aksyonov, guvernatori i Krimesë i cili u emërua nga Moska, shkroi në Telegram se është planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve nga rrethi Kirovsky në gadishullin e aneksuar.
Arsyeja e evakuimit është një zjarr që shpërtheu në terrenet e stërvitjes ushtarake, transmeton Telegrafi.
"Është planifikuar një evakuim i përkohshëm i popullsisë nga katër zona të banuara. Në total, bëhet fjalë për rreth 2000 njerëz", tha Aksyonov.
Ai konfirmoi se autostrada e afërt Tavrida ishte e mbyllur. Për shkak të zjarrit u formua një ekip krizash.
Më herët, agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi se ka pasur shpërthime në bazat ushtarake.
Ndryshe, rusët njoftuan dje se kanë rrëzuar 28 dronë ukrainas mbi Krime natën nga e hëna në të martë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































