Një Bayern Munich më shumë gjerman – klubi po përgatiti pesë largime të mëdha në verë

Nuk është sekret që Bayern Munich po e kalon një sezon zhgënjyes sidomos në Bundesliga dhe gjigantët gjerman po mendojnë për një revolucion në verë.
Hansi Flick ka mbetur si trajner deri në fund të sezonit, ndërsa po punohet që në verë të gjendet një trajner i ri. Bavarezët janë në ndjekje të RB Leipzig me katër pikë dhe Borussia Monchengladbach që po ashtu janë para tyre në renditje.
Sipas Bild shumë nga lojtarët e profilit të lartë të klubit mund tu tregohet dera nga Allianz Arena.
I pari në listë është Philippe Coutinho. Gjërat nuk kanë shkuar aspak si janë planifikuar për krijuesin brazilian që prej largimit nga Liverpooli në janar të vitit 2018. Bayern që e huazoi Coutinhon për një sezon nga kampionët e La Liga dhe duket që këtu do të përfundojë.
Coutinho mund të kthehet në Barcelonë, pasi mendon që mund të ketë një rast me Quique Setien.
Nëse kjo nuk funksionon, Coutinho nuk do të kishte mungesë të klubeve që do ta donin, duke u nisur nga Liga Premier, me Chelsean, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin që kanë pasur interes për të edhe më parë.
Ivan Perisic është një tjetër lojtar në huazim dhe edhe ky ka pak gjasa të mbetet në klub.
30-vjeçari kroat nuk ka qenë në gjendje të këtë ndikim në Gjermani këtë sezon, duke luajtur vetëm gjashtë herë në Bundesliga.
Një tjetër lojtar i lidhur shpesh me Unitedin ka qenë Thiago Alcantara.
E parë si një figurë përçarëse në Allianz Arena, kontrata e 28-vjeçarit është vetëm edhe për 18 muaj.
Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka, duken të gatshëm që të bartin barrën e liderëve në klub dhe atyre do tu jepet më shumë hapësirë.
Javi Martinez ka qenë një figurë e qëndrueshme dhe e besueshme në Munchen që nga transferimi i tij nga Athletic Bilbao në vitin 2012 – por ai dëshironte të largohet për t’u rikthyer në Spanjë.
Ai u mbajt për shkak të shkathtësisë së tij, i aftë të kalonte topin te mesfusha nga mbrojtja, por kontrata e tij skadon në vitin 2021. Tottenham dhe Arsenal po ashtu kanë shfaqur interesim për lojtarin.
I fundit në listë është Jerome Boateng. Mundësia e qendërmbrojtësit më të parëndësishëm në skuadër për tu larguar është e madhe edhe pse ka kontratë edhe 18 muaj.

Priten në këtë verë oferta për të edhe pse ka pasur disa klube të interesuara verën e shkuar.
Ende nuk ka asgjë zyrtare, por duket se do të ketë shumë largime këtë verë nga Bayern Munich. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

Milani dëshiron të nënshkruajë me yllin e ri të Chelseat

Interi mban bisedime pozitive me Arda Gulerin

Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin