LAJMI I FUNDIT:

Një i arrestuar në Pejë, sulmoi zyrtarët policor                           

Një i arrestuar në Pejë, sulmoi zyrtarët policor                           

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti në gjendje të dehur ishte shoqëruar në stacionin policor dhe derisa ishte aty ka filluar t’i fyejë dhe t’i sulmojë zyrtarët policorë, si dhe ka dëmtuar një tavolinë.

Sipas një raporti të Policisë, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në stacionin policor-Vitomiricë në rajonin e Pejës, rreth orës 23:50.


Zyrtarët policorë siç thuhet në raport kanë përdorur forcën proporcionale dhe e kanë futur nën kontroll të dyshuarin.

“ Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/