LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan rrëzohet në Ohio

Një aeroplan rrëzohet në Ohio

Një aeroplan i vogël u rrëzuar të martën në mëngjes qytetin juglindor të Ohios, Marietta.

Nuk ishte e qartë nëse dikush u lëndua, por asnjë vdekje nuk u raportua menjëherë.


“Ne nuk kishim asnjë informacion në vendngjarje se sa njerëz ishin në bord”, tha polici Aaron Nedeff, raporton cnn.

Pas rrëzimit të aeroplanit pati një zjarr, tha Nedeff, por që atëherë është shuar. Megjithëse disa oficerë të Marietta u përgjigjën në vendngjarje, Patrulla e Autostradave Shtetërore të Ohios ka marr përsipër hetimin.

Policia e Shtetit ka qenë në vendngjarje paraditen e së martës dhe më shumë informacion do të publikohet së shpejti.

Marietta është një qytet me rreth 13 mijë banorë rreth 20 kilometra në verilindje të Parkersburg, Virxhinia Perëndimore. /Telegrafi/