Një aeroplan Boeing 737 që u shfaq në një "copë toke" është bërë një mister pasi askush nuk e di se si ka arritur atje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani gjigant në fakt duket se është “hedhur” në një vend në Bali, Indonezi - dhe duket se nuk ka një person që mund të shpjegojë pamjen e tij të rrallë.


aa2 6

Nuk dihet kur Boeing 737 u ul në këtë copë toke, por nga pamja e aeroplanit besohet se ka qenë atje për një kohë.

aa5 2

Dhe tani po bëhet një pikë e nxehtë për turistët që kanë dëgjuar për misterin dhe po udhëtojnë për atje.

aa3 3

Disa banorë vendas besojnë se avioni do të shndërrohej në një restorant të veçantë.

aa4 3

Por ata mendojnë se pronari mund të ketë mbetur pa para për ta bërë një gjë të tillë dhe në vend të kësaj e la atë atje, të paprekur.

Personi i cili zotëron tokën nuk i lejon njerëzit të afrohen shumë me aeroplanin - por nuk po i ndalon udhëtarët të fluturojnë për të parë pamjen e pazakontë. /Telegrafi/