LAJMI I FUNDIT:

Një adoleshente në Itali refuzoi një “martesë të detyruar”, pastaj u zhduk – arrestohet një nga pesë të afërmit që po hetohet për vrasjen e saj

Një adoleshente në Itali refuzoi një “martesë të detyruar”, pastaj u zhduk – arrestohet një nga pesë të afërmit që po hetohet për vrasjen e saj

Xhaxhai i një gruaje italiano-pakistaneze që u zhduk pasi refuzoi një “martesë të detyruar” është arrestuar me dyshimin për vrasje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, xhaxhai i Saman Abbas, Danez Hasnain, u arrestua nën një urdhër arresti evropian në Francë të mërkurën.


Burri pakistanez është një nga pesë të afërmit që po hetohet nën dyshimin për vrasje.

Abas, 18 vjeç, u pa për herë të fundit në fund të prillit pranë shtëpisë së familjes së saj në Italinë veriore.

Policia thotë se familja e saj kishte kërkuar që ajo të udhëtonte në Pakistan për një “martesë të rregulluar”, të cilën ajo e refuzoi vitin e kaluar.

Siç thuhet më tej, ajo kishte jetuar nën mbrojtjen e shërbimeve sociale, por u kthye në shtëpinë e familjes në Novellara, pranë Parmës, në fund të prillit.

Prokurorët thanë se ajo ishte mashtruar që të kthehej në shtëpi.

Ata besojnë se ajo u vra, por autoritetet ende nuk e kanë gjetur trupin e saj. Ata kanë kërkuar tokën bujqësore në Novellara që nga maji.

Ndërkohë hetuesit e policisë italiane në Reggio Emilia përdorën mediat sociale për të gjetur xhaxhain e arrestuar, Hasnain, në kryeqytetin francez, Paris.

Prokurorja Isabella Chiesi tha se arrestimi i Hasnain ishte “themelor” për rastin, domethënë për të përcaktuar vendndodhjen e trupit të zonjës Abbas.

Sipas mediave, Hasnain “duket se është organizatori”, tha prokurori pa dhënë detaje të tjera, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Më herët, policia publikoi pamjet e kamerave të sigurisë nga 29 prilli, të cilat dukeshin se tregonin tre të dyshuar që ecnin me lopata, një qese dhe një çantë blu.

Hetuesit thonë se prindërit e zonjës Abbas dhe një kushërirë e saj u larguan nga Italia pasi ajo u zhduk.

Ndërkohë disa ditë pas zhdukjes së saj, prindërit e saj u kapën nga kamerat e sigurisë në një aeroport të Milanos duke nxituar për të kapur një fluturim për në Pakistan.

Por të enjten, qeveria italiane tha se i kishte kërkuar Pakistanit t’i ekstradonte ata dhe ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia firmosi dhe dërgoi kërkesat për ekstradim.

Një kushëri tjetër u arrestua gjithashtu në lidhje me rastin në fillim të këtij viti dhe është në burg në Itali.

Unioni Italian i Komuniteteve Islame (UCOII) është shprehur i tronditur për rastin dhe ka lëshuar një fetva (vendim fetar) që refuzon martesat e detyruara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian

Azia
Kalo në kategori