Për doktoreshën Myrvete Paçarada ky 8 mars është shumë më ndryshe, kjo ditë e gruas atë e gjen larg pacientëve me të cilët qëndroi deri në ditën e pensionimit.
Paçarada e cila për 40 vite ishte gjinekologe në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në një intervistë për Telegrafin foli për periudhën e punës e deri në ditën e pensionimit.
“Me ju thanë të drejtën mirë, kjo është një periudhë e re e jetës për mua, pacientët mua më mungojnë sepse një jetë të tërë e kam kaluar me ta, por tash ata janë të sigurt. Janë kolegët tjerë, të cilët i kemi përgatit për këtë ditë kur ne nuk do të jemi në mesin e tyre. Kam punuar kohë të gjatë, mbi 40 vjet në Klinikë të Gjinekologjisë dhe në Fakultet të Mjekësisë kam dhënë mësim, d.m.th kam punuar para dhe pas luftës”, ka thënë ajo.
Doktoresha tha se edhe në kohë të luftës nuk kanë bërë asnjë dallim për pacientë, duke kujtuar kështu edhe natën e dytë të çlirimit, kur ajo kishte kujdestaruar në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Në kohë të paraluftës kemi punuar edhe me serbët dhe ka qenë një gjendje e tmerrit, se çfarë po montojnë dhe çfarë po bëjnë dhe e treguan vetën kur dolën nga këtu, duke vjedhur instrumentet, duke lënë bombat nëpër zyre. Kur u kthyem pas luftës ishte çdo gjë ndryshe. Klinika ishte në gjendje të mjerimit, instrumentet e shkatërruara, kemi punuar ditë e natë që të rregullohet edhe pastaj punuam. Dhe a ka kënaqësi më të madhe se kur lindin fëmijët. Vlerë nacionale, Klinika e Gjinekologjisë gjithmonë është dalluar për të mirë, po shpresoj se ka me vazhdu me u dallu”, pohoi ajo.
Duke folur për karrierën e saj, Paçarada tha se ka pasur vit kur kanë lindur deri në 12 mijë foshnje.
“Me mijëra lindje, brenda një viti kanë ndodhur deri në 12 mijë lindje. Politikat e deritanishme nuk e kanë pasur prioritet shëndetësinë, kushtet minimale ekzistojnë por gjithmonë ka vend për kushte ma të mira, shkenca po ec përpara, aparatura të reja po dalin, ne nuk kemi mujt me përcjell gjithë ato aparatura të reja”, potencoi ajo.
Doktoresha tha se Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë prioritet shëndetësinë, gjithashtu ajo përmendi edhe disa momente të mira dhe të vështira që ka pasur gjatë karrierës së saj.
“Ka pasur momente të gëzueshme dhe të hidhura, fatkeqësisht në shëndetësi nuk përfundon gjithçka mirë, ndodh ndonjëherë e papritura shkon fëmija, nëna. Një moment që ka qenë më tragjik është kur një student i imi duke prit më hy në provim ka pësuar sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë”, potencoi ajo.
Paçarada pohoi se po të kthente kohën prapa, ajo sërish do të zgjidhte profesionin e gjinekologes teksa shtoi se nëse i kërkohej të kthehej sërish në punë, ajo do të pranonte një gjë të tillë.
Në ditën e gruas ( 8 mars), doktoresha ftoi të gjitha gratë që të kontrollohen te mjeku sepse çdo sëmundje që diagnostikohet herët mund të shërohet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi