Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur akuza kundër një 24-vjeçari nga Shkupi i cili akuzohet për dy krime – armë mbajtje paleje, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.
Sipas informacionit nga prokuroria, më 2 nëntor të vitit të kaluar, i akuzuari pa leje ka mbajtur pistoletë të markës CZ VZ61, si dhe 10 fishekë për atë pistoletë me kalibër 7.65 mm.
Në ditën kritike, në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit, ai vuri re një person dhe qëlloi disa plumba drejt tij, duke ndërmarrë kështu qëllimisht një veprim përgjithësisht të rrezikshëm dhe duke rrezikuar jetën e palës së dëmtuar. Tre automjete të parkuara u dëmtuan në këtë ngjarje.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë që i akuzuari të përsërisë veprën, prokurori publik kompetent paraqiti propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për zgjatjen e paraburgimit të caktuar më parë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoferi në Ferizaj gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura
Zgjerohet gjeografia e takimeve dhe e mbështetjes së shqiptarëve për Marco Salihun: Parma thotë Po të fortë për kandidaturën e tij
U arrestua në Dubai, kush është ‘Dari i Elbasanit’: Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251