LAJMI I FUNDIT:

Niveli i ujrave liqenor dhe të lumenjve në Maqedoni është i ulët

Niveli i ujrave liqenor dhe të lumenjve në Maqedoni është i ulët

Niveli i liqenit të Ohrit është rritur 2 centimetër mbi minimumin e lejuar, ndërkaq niveli i ujit është ulur shumë në lumin Drini i Zi në Llozhanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Entit Hidro-Meteorologjik, niveli i ujit në Drinin e Zi në shkurt është 123 centimetër, ndërkaq mbrëmë ishte vetëm 20 centimetër. Lumi Sateska ka rënie të madhe të nivelit të ujit.


Nivele të ulëta të ujit janë regjistruar edhe në lumin Vardar në Demir Kapi, pastaj Pçinja në Katllanovë, Lumi Kriva në Kriva Pallankë, kurse nivel më i lartë është regjistruar në Vardar në Jegunovcë, Treska në Brodin Maqedonas dhe Bregallnica në Shtip./Telegrafi/