LAJMI I FUNDIT:

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak dhe tensioni, shkaktarët kryesorë të problemeve të shëndetit mendor

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak dhe tensioni, shkaktarët kryesorë të problemeve të shëndetit mendor

Autopsi të ndryshme kanë treguar vazhdimisht se pacientët e sëmurë me Alzhajmer kanë më shumë pllaka arteriosklerotike dhe ngushtim të arterieve në tru

Zakonisht, sasia e gjakut që qarkullon në tru është 946 mililitra në minutë. Në moshën e pjekurisë, njerëzit fillojnë të humbasin gjysmë për qind të qarkullimit të gjakut në vit. Në moshën gjashtëdhjetepesëvjeçare, ky kapacitet qarkullues mund të ketë zbritur në 20 për qind.


Ndonëse vetëm një rënie e tillë mund të mos jetë e mjaftueshme për të përkeqësuar funksionin e trurit, ajo mund të mjaftojë për t’ju vënë në rrezik.

Bllokimi i arterieve dhe çuarja në tru e pllakave të mbushura me kolesterol mund të reduktojnë në mënyrë drastike sasinë e gjakut dhe për pasojë edhe sasinë e oksigjenit, me të cilën furnizohet truri.

Duke mbështetur këtë teori, autopsitë kanë treguar se pacientët me Alzhajmer kishin bllokim të konsiderueshëm arterial në arteriet që çonin gjak te qendrat e kujtesës në tru. Në vazhdën e këtyre zbulimeve, disa ekspertë kanë sugjeruar se Alzheimeri duhet të klasifikohet si një çrregullim vaskular.

Megjithatë, informacionet që mund të merren nga studimet e autopsive janë të kufizuara. Për shembull, ka më shumë gjasa që demenca ta ketë shtyrë një person drejt një diete të varfër, sesa e kundërta.

Për të vlerësuar më tej rolin e arterieve të bllokuara të trurit në zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit, studiuesit vëzhguan rreth katërqind njerëz që ishin në fazat e para të humbjes së aftësisë mendore, që njihet ndryshe si dëmtim i lehtë i aftësisë konjitive.

Për të vlerësuar sasinë e bllokimit arterial në trurin e çdo pacienti u përdorën skanerë të veçantë. Studiuesit panë se aftësia konjitive dhe funksionet ditore te personat me arterie më pak të bllokuara në tru qëndruan stabil përgjatë gjithë studimit katërvjeçar.

Ndërkohë, personat me më shumë bllokime arteriale kishin humbur një pjesë të konsiderueshme të funksionit të trurit, dhe ata me rastet më të këqija të formimit të pllakave degraduan me shpejtësi, duke dyfishuar mundësinë e progresit dhe të përkeqësimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Studiuesit dolën në përfundimin se: “Një insuficiencë e furnizimit të trurit me gjak shkakton pasoja të rënda në funksionimin e tij.”

Një studim i rreth treqind pacientëve me Alzheimer se trajtimi i faktorëve të rrezikut vaskular, si kolesteroli i lartë dhe tensioni, mund të zvogëlojnë përparimin e sëmundjes, por nuk e ndalin atë. Ja përse parandalimi i sëmundjes është çelësi i gjithçkaje.

Kolesteroli nuk ndihmon vetëm në gjenerimin e pllakave arteriosklerotike brenda arterieve të trurit, por edhe në formimin e pllakave amiloide që ngacmojnë indet e trurit te viktimat e Alzheimerit.

Kolesteroli është një element jetësor i qelizave, prandaj trupi bën gjithçka që i nevojitet. Duke konsumuar më shumë kolesterol nga sa është e nevojshme, veçanërisht nga yndyrat e ngopura dhe të pangopura, mund të rrisni nivelin e kolesterolit në gjak.

Kolesteroli i lartë nuk konsiderohet vetëm si rreziku kryesor i sëmundjeve të zemrës, por edhe i sëmundjes së Alzheimerit. Autopsitë kanë treguar se truri i sëmurë me Alzheimeri ka më shumë grumbullime kolesteroli, sesa truri normal.

Një tepri kolesteroli në gjak mund të çojë në tepri kolesteroli në tru, çka mund të ndihmojë në formimin e pllakave amiloide që janë vënë re në trurin e prekur nga Alzheimeri.

Me një mikroskop elektronik, mund të shohim grupimin e fibrave amiloide përreth kristaleve të imëta të kolesterolit. Në fakt, teknikat e avancuara të imazhit të trurit, siç janë skanerët PET, tregojnë një ndërveprim të drejtpërdrejtë midis sasisë së LDL-së, kolesterolit të keq në gjak dhe formimit të amiloideve në tru.

Kompanitë farmaceutike shpresonin të përfitonin nga kjo lidhje që të shisnin statinën, e cila ul kolesterolin, për të parandaluar Alzheimerin, por statinat mund të shkaktojnë dëmtime të aftësisë konjitive, duke përfshirë humbjen e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë.

Për njerëzit që nuk duan të ndryshojnë dietën, përfitimet nga statinat e tejkalojnë rrezikun, por është më mirë që nivelet e kolesterolit të ulen natyrshëm, duke ngrënë shëndetshëm, në mënyrë që të mbroni zemrën, trurin dhe mendjen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori