LAJMI I FUNDIT:

Nitaj flet për takimin në familjen Rugova: Kemi marrë mbështetje të fortë e reale

Nitaj flet për takimin në familjen Rugova: Kemi marrë mbështetje të fortë e reale

Muharrem Nitaj, nga AAK, deklaroi se kanë pasur sot një takim të rëndësishëm me familjen Rugova, nga të cilët kanë marrë një mbështetje të fortë dhe reale.

Ai tha se ka qenë një lajm i mirë që Haradinaj dhe institucionet e kanë marrë, sot siç është mbështetja emblematike nga familja Rugova.


“Kamë parë shumë shkrime në media që nuk arrijë t’i kuptoj edhe pse kam qenë pjesë e saj një kohë të gjatë dhe kishte lajme të ndryshme, por për ne është e rëndësishme të kemi mbështetje të këtyre familjeve që kanë respekt nga opinioni publik”, tha Nitaj në emisionin “IMAZH”, në RTK.

Sipas tij, opinioni i vendit do të ishte i lumtur për këto shenja pozitive për të ecur proceset përpara në krijimin e institucioneve të vendit.

“Duhet të lihen inatet personale nga ana e Mustafës e Pacollit dhe të tjerëve dhe të punohet në interes të vendit. Nuk është e drejtë të thuhet se po manipulohet me familjen Rugova, kur dihet që një gjë e tillë nuk qëndron”.

Ai tha se për tri vjet që është në AAK asnjëherë nuk i është servuar opinionit “fake news”, as nga Haradinaj as nga vet AAK, por vetëm lajme të drejta dhe të vërteta.

Ndërkaq Halil Matoshi, po ashtu nga AAK-ja, tha se e ka të qartë se politikanët kanë një qëllim të deklarohen kundër, por jo edhe t’i bëhet presion një vajze të re siç është Teuta Rugova, e cila e ka nderuar Ramush Haradinajn që të jetë kryeministër i vendit.

Sipas tij, ndoshta Teuta është e interesuar ashtu si Haradinaj që të ketë një Qeveri të polullit.

Ai tha se edhe Teuta që është tash në mandatin e dytë si deputete e din se edhe Haradinaj si Rugova janë fytyra unifikuese.

“Po ashtu unë dua të kuptoj se si LDK, po ashtu edhe VV janë të interesuara që proceset në vend të ecin përpara Unë kam dëgjuar që koalicioni PAN po e shtyn konstituimin e Kuvendit gjë që është shumë e gabuar, sepse këtë gjë duhet ta bëjë presidenti i vendit, pra nuk e ka drejtën asnjë parti politike për një gjë të tillë”, tha Matoshi.

Po ashtu edhe Nitaj tha se nuk është e vërtetë që presidenti po i bënë favore koalicionit PAN, sepse nuk mund të bëjë një gjë të tillë, por presidenti sipas tij, po ndjek të gjitha procedurat ligjore dhe nuk mund t’i shkel ato, kur ai ka kohë në bazë të ligjit për një gjë të tillë.

Ndërkaq sa i përket pyetjes se a i ka PAN numrat, Nitaj tha se “numrat i kemi vazhdojmë me pyetjen tjetër”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori