LAJMI I FUNDIT:

Nitaj emërohet zëvendësministër i Arsimit

Nitaj emërohet zëvendësministër i Arsimit

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj është emëruar zëvendësministër i Arsimit.

Lajmin për Rtv21.tv e ka konfirmuar vetë Nitaj.


“Po jam emëruar në detyrën e zëvendësministrit të arsimit”, u shpreh Nitaj.

Muharrem Nitaj ishte gazetar e opinionist. Ai po ashtu ka punuar për BBC si dhe ka qenë edhe kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.