LAJMI I FUNDIT:

Nissan tregon çmimin e modelit të ri Armada, që mund të porositet në katër versione

Nissan tregon çmimin e modelit të ri Armada, që mund të porositet në katër versione

Ky SUV i fuqishëm, ka pësuar një ngritje të lehë çmimi në krahasim me modelin aktual

Modeli fundit i Nissan Armada, që nuk ka ndryshuar shumë në dukje në krahasim me paraardhësin e lansuar më 2017, ka ngritje të lehtë çmimi, transmeton Telegrafi. Por, çmimi fillestar prej 43 mijë eurove, nuk po konsiderohet të jetë aq i lartë.


Në njoftimin e këtij prodhuesi japonez, janë treguar çmimet zyrtare të Arma të ri, që vjen në katër versione, SV, SL, Platinum dhe Platinum Reserve. Të gjitha versionet, mund të konfigurohen me sistemin 4×2 dhe 4×4.

Derisa për SV duhet paguar 43 mijë euro, për versionin SL kërkohen 47,400 euro, ndërsa Platinum dhe Platinum Reserve, kanë çmime që fillojnë nga 55,300 euro, respektivisht 59 mijë euro.

Vendosja e sistemit 4×4, kushton 2,700 euro, derisa për Platinum Reserve duhet paguar 3,200 euro. Pasqyrat anësore që ngrohen, janë standarde në të gjitha versionet.

Me mundësi që t’i akomodojë deri në shtatë persona, Nissan Armada ka motor 5.6 litra V8, që prodhon 390 kuaj fuqi, teknologji të lartë dhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/