LAJMI I FUNDIT:

Nissan Qashqai 2018 debuton në tregun kosovar (Foto/Video)

Nissan Qashqai 2018 debuton në tregun kosovar (Foto/Video)

Nissan Qashqai është modeli më i shitur i kategorisë ‘crossover’ në Evropë, i cili tani ka arritur edhe në tregun kosovar

Modeli më i shitur i veturës në kategorinë e ‘crossover’ Nissan Qashqai, që prodhohet në Sunderland të Anglisë, tani ka ardhur në versionin e ri të freskuar. Por lajmi i fundit lidhur me Nissan Qashqai është se ky model tani vjen si premierë edhe në tregun kosovar. Në fakt, disa njësi të tij tashmë janë shitur në tregun tonë.


Nissan Qashqai 2018, ndryshe i njohur edhe si ‘mbreti i crossover’ tani është avancuar në mënyrë që të ruajë statusin aktual të liderit evropian, duke qenë se deri më tani mbetet më i shituri në kategorinë e veturave me të cilat garon.

Në edicionin e ri, që është premierë në auto-shtëpinë e AutoMita, përfaqësuesit zyrtar të Nissan për Kosovë dhe Shqipëri, Qashqai i ri vjen me pjesë tërësisht të freskuar në anën e përparme. Është ndryshuar në tërësi forma e dritave dhe maska e ftohësit, e cila është rritur dukshëm. Ndër inovacionet më të përfoluarë të Qashqai’n e ri është teknologjia ProPilot për vozitje gjysmautonome.

Me funksionin e ri të autopilotit që vjen në modelin e ri të Qashqai 2018, Nissan është në gjendje të shpejtojë dhe të ngadalësojë veturën, si dhe të përcjellë korsinë e rrugës, të bëjë korrigjime të drejtimit të lëvizjes në korsi pa ndihmën e vozitësit si dhe shumë tipare të tjera të reja të cilat janë risi në këtë edicion të ri – premierë.

Automobili është i pajisur edhe me sisteme aktive të sigurisë, si teknologjia e frenimit automatik në raste të rrezikut. Ky sistem tash përfshin edhe teknologjinë e njohjes së këmbësorëve në rrugë. Qashqai 2018 ofron sistemin e paralajmërimit të lëvizjes së automjeteve tjera Rear Cross Traffic Alert, funksion i cili është i dobishëm në rast të parkimit nga ana e pasme.

Disa njësi të Nissan Qashqai 2018 tashmë janë shitur në Kosovë:

Në Nissan Qashqai 2018 është edhe teknologjia për njohjen e shenjave të komunikacionit, sistemi për detektimin e lodhjes dhe humbjes së përqendrimit te vozitësi, ndihma Intelligent Park Assist me rastin e parkimit, sistemi për zbulimin e automjeteve tjera në këndin e vdekur, paralajmërimi ndaj daljes së padëshiruar nga rruga dhe të ngjashme.

Gama e motorit ka mbetur e pandryshuar, ndërsa Nissan veçanërisht ndan 1.5 litra dCi me 110 kuaj fuqi. Motorët tjerë janë 1.6 dCi me 130 kuaj fuqi, në variantet me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive dhe ndërrues shpejtësie CVT, si dhe opsionin 4×4, variantin benzinë 1.2 me 115 kuaj fuqi me të njëjtin kombinim sikur te dizeli dhe 1.6 me 163 kuaj fuqi, i pranishëm vetëm në modelet me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Në Angli, Nissan ka investuar 53 milionë funta për përgatitjen e prodhimit të Qashqai 2018, ndërkaq deri më tani në këtë fabrikë, prodhuesi i famshëm japonez ka prodhuar mbi 2,8 milionë modele të kategorisë crossover. Nissan në Angli prodhon edhe modelet tjera sikurse Leaf, Juke, si dhe Infinity Q30 dhe QX30, ndërsa në vitin 2016 ka prodhuar gjithsejt 507.436 njësi. /Telegrafi/