LAJMI I FUNDIT:

Nissan Leaf Nismo RC, makinë elektrike e përkryer për gara (Foto)

Nissan Leaf Nismo RC, makinë elektrike e përkryer për gara (Foto)

Për të dëshmuar fuqinë dhe shkathtësinë që ka ky EV, Nissan do të ndërtojë gjashtë ekzemplarë për t’i dërguar në vendet më të rëndësishme

Prej se është lansuar më 2011, Nissan Leaf është shumë i pëlqyer, transmeton Telegrafi. Mirëpo, jo shumë njerëz, do të mund ta mendonin një makinë garash, që është i bazuar në gjeneratën e dytë të këtij modeli.

Gjatë një organizimi që është zhvilluar së fundmi në Tokio të Japonisë, është prezantuar Leaf Nismo RC, që ka dy motorë të cilët prodhojnë 322 kuaj fuqi.

Prodhuesi japonez pretendon se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, apo 50 për qind më shpejtë se paraardhësi.

Teknologjia e përpunuar për shtatë vitë, si dhe bateritë me jone litiumi, kanë bërë që kjo makinë të jetë shumë më e avancuar se gjenerata e dytë e Nissan Leaf.

“Me Leaf Nismo RC tërësisht të ri, e kemi ngritur fokusin në një nivel më të lart, sa i përket fuqisë dhe përdomancës – për ta bërë makinën elektrike sa më të përkryer për blerësin”, ka thënë Daniele Schillaci, kryesues i marketingut dhe shitjeve në Nissan.

Ky Nissan Leaf Nismo për gra nuk pritet të arrijë shpejtë, pasi fillimisht do të prodhohet në vetëm gjashtë njësi, që të dërgohet në vendet më të rëndësishme që të ekspozohet sa më mirë. /Telegrafi/