LAJMI I FUNDIT:

Nissan GT-R i ri, mund ta thyej rekordin e arritur nga Porsche 911 (Foto)

Nissan GT-R i ri, mund ta thyej rekordin e arritur nga Porsche 911 (Foto)

Modeli 911 GT2 RS nga Porsche, mbanë rekordin për kalimin më të shpejtë të pistës në Nurburgring të Gjermanisë.

Mirëpo, kohëzgjatjen prej gjashtë minutash e 43.3 sekondave, pritet ta mposhtë Nissan me modelin e ri GT-R, transmeton Telegrafi.


Vetura që ka 1,100 kuajfuqi, do të kryej një test gjatë javës së ardhshme, kur pritet ta mposhtë rivalin që mbanë rekordin e tanishëm.

Kompania japoneze, ka bërë testime të fshehta në këtë pistë me modelin GT-R, teksa besohet se deri më tani ia ka dalë të lëvizë me shpejtësinë e dëshiruar. /Telegrafi/