LAJMI I FUNDIT:

Nissan feston për 150 milionë vetura të shitura në gjithë botën

Nissan feston për 150 milionë vetura të shitura në gjithë botën

Nissan Motor Co. ka arritur një moment të ri historik me 150 milionë automjete të prodhuara në nivel global. U deshën 73 vjet që Nissani të prodhonte gjysmën e tyre pasi kompania u themelua në vitin 1933 ndersa vetem 11 vjet të tjera për të krijuar dhe shitur edhe gjysmën tjetër.

Nissan e sheh këtë arritje si rezultat i 84 viteve të mbështetjes së vazhdueshme nga të gjithë akterët e saj në mbarë botën, përfshirë punonjësit, tregtarët, furnizuesit dhe komunitetet lokale, si dhe klientët e shumtë që kanë zgjedhur makinat e prodhuara nga Nissan.

Kur Nissan arriti kulmin e shitjeve me 100 milionë automjete në 2006, 76.5% e automjeteve të përgjithshme ishin prodhuar në Japoni. Lokalizimi i prodhimit u përshpejtua në 11 vitet e fundit, gjatë së cilës 76.5% e 50 milionë automjeteve të Nissan u bënë jashtë Japonisë – të nxitur në veçanti nga SHBA dhe Kina. Meritë të veçantë të kësaj merr sidomos modeli Qashqai i cili tani e 10 vite dominon segmetin ‘suv’ në Evropë dhe I cili prodhohet në Britani.

Së fundmi, Nissan prezantoi versionin e ri të veturës elektrike LEAF, që njihet edhe si vetura e pare elektrike në botë e prodhuar në masë. Gjenerata e re e prezentuar pak ditë më parë sjell shumë risi duke përfshirë vozitjen gjysmë-autonome, i cili mund të kalojë mbi 400km me një mbushje e shumë veçori tjera innovative.

Gjithsesi, Nissan është poashtu marka e preferuar e entuziastëve të shpejtësisë, pasi me modelin e tyre GT-R ka bërë revolucionin në auto-sport, i cili gjithmonë është konsideruar si standardi me të cilin duhhet krahasuar markat tjera ekskluzive.