LAJMI I FUNDIT:

NISMA-s në Suharekë i bashkohen 222 anëtarë të rinj

NISMA-s në Suharekë i bashkohen 222 anëtarë të rinj

Nismës Socialdemokrate në Suharekë i janë bashkuar 222 anëtarë të rinj të moshave e profileve të ndryshme. Prezantimi i aderimeve të reja është bërë të enjten në mbrëmje, ku prezent ishte edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj iu uroi mirëseardhje anëtarëve të ri për të cilët tha se do ta kenë gjithë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre profesional, thuhet në njoftimin për media.


Aderimet e reja, sipas tij, gjithandej vendit tek Nisma Socialdemokrate tregon se njerëzit po e vlerësojnë Nismën si adresë të mirëfilltë politike.

“Ardhja e juaj në Nisma Socialdemokrate do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën jo vetëm në Suharekë, por edhe në qendër. Ju keni ardhur në shtëpinë tuaj dhe ne ndihemi më të fuqishëm. Ju siguroj se nuk do të ju zhgënjejmë”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se Kosovës nuk i duhen parti që rrahin gjoks dhe japin vetëm sharje dhe përplasje.

“Kosovës nuk i duhen forca politike të cilat në esencë nuk kanë çka t’i japim vendit, përveç përplasjeve, sharjeve të njëri tjetrit. Ne kemi besuar që Kosovës duhet me i dhënë ide për me i bashkuar njerëzit me energji pozitive. Ky vizion i yni i shprehur në institucionet publike i ka ndihmuar Kosovës. Nisma Socialdemokrate me këtë frymë është kthyer në një urë bashkëpunimi me forcat politike. Me idetë tona i kemi ndihmuar në shumë raste vendin tonë për tu mos u futur në kriza të thella. Me idetë tona, angazhimin tonë në disa raste e kemi ndihmuar vendin tonë për të mos bërë gabime trashanike…ne nuk kemi rrahur gjoks, nuk besojmë kësaj teorie, nuk besojmë në atë të bërtitjes dhe vetos. Ne besojmë në teorinë e ekipore”, tha Limaj.

Limaj pati dhe një apel për partitë politike që të investojnë më shumë në njerëz dhe jo këta të fundit t’i shohin vetëm si numra.

Fjalë të mëdha për Nismën tha dhe kryetari i degës së Nisma Socialdemokrate në Suharekë, Sami Hajdaraj, i cili theksoi se ata janë ndryshimi i politikës kosovare.

Sipas tij, vizioni me të cilin po udhëhiqet Nisma Socialdemokrate po gjen mbështetje në Suharekë, por dhe në Kosovë.

“Vizioni që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate po gjen mbështetje në çdo familje këtu në Therandë, por dhe në Kosovë. Unë gjithmonë do të jem në krah të çdo anëtari të Nismës. Arsyeja është se unë e kam mbështetjen e kryetarit Limaj, prandaj ne jemi ndryshimi i politikës Kosovare”, tha ai.

Ditë më parë, Nisma ka prezantuar aderime edhe në Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Kaçanik e Malishevë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori