LAJMI I FUNDIT:

Nisin verifikimet për procedurën që çoi në lirimin e Saimir Tahirit

Nisin verifikimet për procedurën që çoi në lirimin e Saimir Tahirit
Foto: Arkiv

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur verifikimet lidhur me procedurën e nxjerrjes nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetimet kanë nisur kryesisht për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv si dhe falsifikimit të dokumenteve.


Prokuroria SPAK, ka kërkuar kopjen e dosjes dhe proces-verbalet e seancave gjyqësore, shkruan Oranews.

SPAK dhe oficerët e BKH-së kanë kërkuar dosje të vuajtjes së dënimit të Tahirit në Burgun e Kosovës që gjendet në Lushnje.

Verifikim qëndrimit të prokurorit Mustafa Turku, gjyqtares Fetahu, juristit të shërbimit të provës dhe Juristit të Burgut të Kosovës si dhe mjekëve.

Të gjithë të pranishmit në procesin gjyqësor që u zhvillua në Elbasan për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin dakord.

Asnjë nga pjesëmarrësit në këtë proces nuk ka shfaqur mendim kundër që funksionari i Partisë Socialiste të vijonte të qëndronte në burg.

Duke filluar nga avokatët mbrojtës, që kishin paraqitur kërkesën në gjykatë, përfaqësuesi i prokurorisë Elbasan, Mustafa Turku, përfaqësues të Shërbimit të Provës Tiranë, juristi i burgut të Kosovës në Lushnjë, si dhe vetë gjyqtarja Matilda Fetahu, ishin dakord që Saimir Tahiri të linte ambientet e burgut dhe pjesën tjetër të dënimit të mbetur, prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë të vuajë në ambientet e shtëpisë së tij në kryeqytet.

Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me 5 vite burgim për akuzën e Shpërdorimit të detyrës.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim. /oranews/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori