Nisin punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Podujevë

Ka nisur ndërtimi i fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester” në Podujevë, projekt ky që do të realizohet me një investim prej afro 180 mijë eurosh.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, deputetja Saranda Bogujevci dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli, përcjell Telegrafi.
Kryetari Bulliqi tha se fusha e re do të ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe pritet të jetë një aset i rëndësishëm sportiv për qytetin, që mund të shfrytëzohet edhe për Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë.
“Urime sportistëve dhe të gjithë qytetarëve”, tha Bulliqi, duke theksuar se ky është një tjetër hap drejt zhvillimit të infrastrukturës sportive në Podujevë. /Telegrafi/

















































