Disa qindra mbështetës pro pavarësisë së Katalonisë kanë dal të protestojnë në Barcelonë të Spanjës.

Protestuesit janë mbledhur në sheshi “Avinguda Diagonal” për të protestuar kundër arrestimit të ish-presidentit katalanas, Carles Puigdemont.

Ky i fundit u arrestua nga policia kufitare italiane në aeroportin e qytetit Alghero kur arriti në Sardenjë të Italisë.

Ai duhet të dalë sot para një gjykate italiane, por nuk dihet nëse gjyqtari do të marrë një vendim për ekstradimi.

Në mars, Parlamenti Evropian hoqi imunitetin e Puigdemont, të cilin ai e kishte mbajtur si anëtar i institucionit që nga viti 2019. Puigdemont jetoi në mërgim në Belgjikë dhe mbërriti në Alghero nga Brukseli për të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare Adifolk dhe për t’u takuar me udhëheqësin e Sardenjës.

Vjen reagimi i autoriteteve spanjolle pas arrestimit të udhëheqësit katalanas në Itali Vjen reagimi i autoriteteve spanjolle pas arrestimit të udhëheqësit katalanas në Itali

Referendumi i vitit 2017 i solli Spanjës krizën më të madhe politike në dekada, e ndjekur nga një deklaratë e njëanshme e pavarësisë së Katalonjës në parlamentin rajonal në tetor të atij viti, pas së cilës autoritetet në Madrid vendosën sundim të drejtpërdrejtë mbi krahinën dhe arrestuan udhëheqësit separatistë. /Telegrafi/