Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në shenjë respekti e përuljeje të thellë, si dhe homazhi të merituar, do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet nesër në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteteve më të larta shtetërorore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë. /Telegrafi/