Për ish-Presidentin Bujar Nishani, vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar ka thelluar më tej traumën që po përjeton Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
“Pavarësisht motiveve që e kanë shtyrë apo justifikimet, dëmi që ka shkaktuar edhe me vendimin e fundit që është shkelmimi i fundit është dëm i madh. Vendimi ishte në injorim total të statutit dhe institucioneve, e thelloi edhe më shumë këtë kaos. Vendimi i Bashës e çon PD drejt asgjësimit të saj. “
E për të ringritur Partinë Demokratike thotë se nevojitet një proces politik transformues brenda radhëve të demokratëve. Lëvizjen e paralajmëruar nga Sali Berisha e sheh si shpresë për një shkundje radikale.
“Kjo duhet të vijë përmes proceseve politike dhe strukturave. PD-së sot i duhet një tronditje e madhe, shndërrim i madh, riformatim total dhe shkundje radikale për të krijuar nesër një ringritje mbi bazën e atyre kolonave që ka PD në raport me sfidat dhe aspiratat e shqiptarëve.
Në mungesë të një rrugëtimi të tillë projeksionin e ka të zymtë për të ardhmen e partisë së tij.
“Nuk ka alternativë tjetër për PD, ose do shkojë drejt asgjësimit të ngadaltë, ose të ndërmarrë një proces dramatik ndryshimi. Qëndrimet e Berishës mund ta ndezin këtë shpresë e projekt. Berisha ka forcë të jashtëzakonshme edhe më shumë se Basha vetë.”
Por një betejë e ashpër mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës a mund t’i përçajë më shumë demokratët? Bujar Nishani mendon krejt të kundërtën.
“Më e përçarë se sot s’mund të jetë PD, ajo ka prekur fundin. Në situatën që jemi sot a vjen dot PD në pushtet? Demokratët janë të bindur që Basha nuk realizon dot ardhjen në pushtet. Le ta nisim këtë proces me trauma që në objektiv final të ketë një PD më të madhe dhe demokraci funksionale.”
Nishani nuk sheh tek lideri historik i demokratëve protagonizmin për t’u rikthyer në krye të partisë, por të qenit një aktor dhe faktor shumë i rëndësishëm në këtë proces./TV Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak