Presidenti Bujar Nishani ka kthyer në Kuvend ndryshimet në ligjin “për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të miratuara në Parlament më 10 mars 2016, pasi sipas tij, këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën.
Sipas Presidentit, përmes këtij ligji është përcaktuar që nëse dështohet në zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar në tre raunde përmes shumicës së cilësuar, atëherë në raundin e katërt dhe të pestë të kalohet në shumicë të thjeshtë, ndërsa për lirimin e tij nga detyra është mbajtur shumica e cilësuar 2/3 e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
“Një zgjidhje e tillë krijon premisat e zgjedhjes se një personi të parapëlqyer nga mazhoranca në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, i cili gëzon votëbesimin e supermazhorancës parlamentare”, thuhet në relacionin shoqërues të kthimit të ligjit.
Sipas Presidentit të Republikës, këtij ligji i është dhënë fuqi prapavepruese, pasi rregullat e reja të përcaktuara për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së do të fillojnë të zbatohen edhe për zgjedhjet që janë duke u zhvilluar në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit.
“Aplikimi i rregullave të reja, ku kërkohet një shumicë e thjeshtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, qartazi nxjerr të fituar kandidatin e parapëlqyer nga supermazhoranca politike, i cili vazhdon të jetë në garë”, mbyllet arsyetimi i Presidentit Bujar Nishani, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes