Në urimin drejtuar, Abdullah Gul , Nishani ka shprehur mirënjohjen e sinqertë për rolin e rëndësishëm që Gul ka luajtur në zhvillimin e thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve.

Kurse në urimin e presidentit të ri të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti Nishani ka shprehur besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, do të forcohen dhe do të pasurohen më tej, në fusha të reja me interes të përbashkët, në të mirë të dy popujve. /Telegrafi/