Në një ceremoni solemne, me një atmosferë mbresëlënëse dhe të shkëlqyeshme, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u bë hapja e edicionit të dymbëdhjetë të festivalit më të madh të dijes dhe shkencës në Evropë, “Global UBT Fest 2023”.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, si dhe Zëvendës-rektori i “Sapienza University”, Prof. Luciano Saso.
Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, e cilësoi këtë festival si një shembull të përkryer të bashkëpunimit dhe të ndarjes së njohurive përtej studimeve, teksa theksoi se është një moment i rëndësishëm për të rinjtë të cilët duan të bëhen pjesë e organizimeve të ndryshme jashtë-kurrikulare.
“Është viti i dymbëdhjetë që organizojmë një ngjarje të tillë që ngërthen në vete shumë aktivitete jashtë-kurrikulare, të cilat ofrojnë perspektiva të ndryshme nga më shumë se njëmijë ekspertë dhe profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, për më shumë se 30 programe. Këto shkolla organizohen në muajin korrik, në të cilin vijnë edhe shumë njerëz nga diaspora, të cilët kanë mundësi të iu bashkëngjiten aktiviteteve të ndryshme”, ka thënë Rektori Hajrizi.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e vlerësoi rolin e UBT-së në promovimin e arsimit të lartë dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj shkëmbimit kulturor dhe inovacionit.
“Jam i impresionuar me përmbajtjen e 30 shkollave verore të cilat do të jenë pjesë e Global UBT Fest 2023. Aktivitete të ndryshme të cilat do të ndihmojnë të rinjtë të përforcojnë njohuritë e tyre. Minimalizmi skandinav është gjithçka rreth thjeshtësisë, cilësisë dhe qëndrueshmërisë, dhe mund të bëhet filozofi e aplikueshme në të gjitha sferat e jetës sonë. Nga dekorimi i dhomave e deri te organizimi i jetës së gjithsecilit. Prandaj, uroj që shfletoni dhe lexoni më shumë rreth kësaj fushe”, tha Ambasadori Westerlund.
Zëvendës-rektori i “Sapienza University”, Prof. Luciano Saso, u shpreh i mahnitur nga atmosfera dhe entuziazmi që gjeti në UBT. Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit mes universiteteve dhe vlerësoi platformën që ofron Global UBT Fest për të promovuar shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e dijes.
“Jam i nderuar të jem pjesë në këtë hapje të Global UBT Fest 2023. Një ngjarje që është një mundësi për të rinjtë e të gjitha vendeve që të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme për të përforcuar njohuritë e tyre dhe të krijojnë eksperienca të reja”, u shpreh Saso.
Në kuadër të hapjes së “Global UBT Fest 2023”, u organizua një ekspozitë e mahnitshme nga Fakulteti Dizajn i Integruar në UBT, si dhe studentët e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi u kujdesën në argëtimin e të pranishmëve me disa pika muzikore.
30 akademi verore për fusha të ndryshme do të krijojnë një ngjarje shumëdimensionale dhe një platformë unike për një muaj, ku të rinjtë nga të gjitha anët e globit mund të bëhen pjesë e një ambienti të frytshëm mësimor dhe kreativ.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'