LAJMI I FUNDIT:

Nis viti i ri akademik në Shqipëri

Nis viti i ri akademik në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, i ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik.

Me anë të një videomesazhi, ministrja Shahini ka thënë se, do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.


“Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të vijuar me realizimin e Paktit për Universitetin”, është shprehur Shahini.

Ministrja ka theksuar se, “do vazhdojmë me politikën e përgjysmimit të tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integruar. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë”.

Ajo ka ftuar studentët të përdorin bibliotekën dixhitale, ku mund të gjejnë miliona artikuj shkencorë dhe libra akademikë.

“Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale që ka miliona artikuj shkencorë dhe libra akademikë për të realizuar studimet tuaja”, është shprehur Shahini.

Ajo ka ftuar studentët që të shkruajnë në adresat e ministrisë, në e-maile, etj.

“Ta mbajmë komunikimin hapur. T’i mbledhim të gjitha energjitë bashkë që ta çojmë përpara realizimin e Paktit për Universitetin dhe të përmirësojmë cilësinë e Arsimit të Lartë në Shqipëri Ju uroj një vit të suksesshëm akademik dhe mirëpres takimin me ju”, ka përfunduar ministrja Shahini. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori