Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar kështu datën e një ndryshim të madh.
Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.
Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik. Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra).
“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët. Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse.
Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik. Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe