LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi Osmani – Abdixhiku

Nis takimi Osmani – Abdixhiku

Ka nisur takimi ndërmjet kandidates për presidente, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në takim i pranishëm është edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.


Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Albin Kurtin, por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.

Abdixhiku e quan pozitiv takimin me Osmanin, por ende nuk ka qëndrim final për mbështetjen e saj
Lexo po ashtu Abdixhiku e quan pozitiv takimin me Osmanin, por ende nuk ka qëndrim final për mbështetjen e saj

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i paanshëm në raport me subjektet politike.

Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/