LAJMI I FUNDIT:

​Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Vepër historike për të gjithë shqiptarët

​Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Vepër historike për të gjithë shqiptarët

Në qytetin bregdetar të Vlorës nisën sot punimet për ndërtimin e aeroportit, që do të jetë edhe më i madhi në Shqipëri.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe afaristi Behgjet Pacolli, ku kompania Mabetex është pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit.

Kryeministri Rama duke e konsideruar aeroportin e Vlorës si porta e tretë që po hapet nga qielli theksoi se, “mbi gjurmën e aerodromit të vjetër sot fillojmë një histori të re”.


Duke uruar festën e flamurit të gjithë shqiptarëve, Rama tha se “Vlora ka historinë e saj për sa i përket transportit ajror, ndërsa këtu ku ne ndodhemi është ndërtuar edhe aerodromi qysh në vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër ne sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një njeri ndër më të shquarit të sipërmarrjes tonë kombëtare, një personalitet, i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve e prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë”.

“Njeri të cilin kam nderin ta konsideroj dhe mikun tim, bacën Behgjet që e falënderoj shumë për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët sepse për hir të vërtetës në të gjitha punët që kemi bërë kjo për të ardhur këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi të ishte një punë që duhej bërë në Vlorë dhe mua mu desh të përballoj të gjithë padurimin e vlonjatëve, që dihet që janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar”, tha Rama.

“Ky aeroport është një vepër historike jo për Vlorën, por për Shqipërinë edhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët”, nënvizoi ai.

Rama tha se, “është fantastike që Aeroporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale, e cila garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë, por garanton dhe sinergjinë me struktura të tjera, me aeroporte të tjera”.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se, “të gjithë ata që pyesin pse na duhen kaq shumë aeroporte, duhet të informohen mbi faktin se numri i aeroporteve lidhet me kapacitetin e aksesueshmërisë që një vend iu jep atyre që vijnë, kur ky vend e ka turizmin prioritetin e tij kryesor për zhvillimin ekonomik”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori